Qeveria ndanë edhe 3.5 milionë euro të tjera për pesë masat e Pakos së Ringjalljes Ekonomike ku përfshihet punësimi

Kabineti qeveritar i Kosovës

Qeveria e Kosovës, gjatë mbledhjes së sotme ka marrë vendim për ndarjen e 3.5 milionë euro për pesë masa të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Konkretisht, këto mjete dedikohen për mbështetjen e rikthimit në punë të atyre që e kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë, mbështetjen për të punësuarit e formalizuar, mbështetjen e punësimit të grave dhe mbështetjen e familjeve që e kanë humbur kryefamiljarin.

Ndryshe, gjatë kësaj mbledhje Qeveria ka marrë vendim edhe për ndarjen e 10 milionë euro të tjera si shtesë për rezervat shtetërore si dhe ka shtuar një masë na Pakon e Ringjalljes Ekonomike ku rezervat shtetërore bartën në këtë pako./Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar