Dollari amerikan ka shënuar një rritje të fortë prej 0.7 pikë këtë të premte teksa në raport me dje është blerë me 107.7 lekë dhe është shitur me 108.6 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane nuk ka pësuar luhatje të vlerës mëngjesin e sotëm duke u blerë sërish sikurse edhe dje me 121 lekë dhe duke u shitur me 121.5 lekë.
Paundi britanik gjithashtu nuk ka pësuar lëvizje të kuotës këtë të premte teksa vijon njësoj si dje të blihet me 144.3 lekë dhe të shitet me 145.1 lekë.
Franga zvicerane ka regjistruar rritje të vlerës krahasuar me ditën e enjte teksa blihet sot me 116.4 lekë dhe shitet me 117.3 lekë referuar tregut të brendshëm valutor./SCAN TV/