Dollari amerikan e ka mbyllur javën pozitivisht teksa ka rikuperuar pikë në raport me ditën e enjte duke u blerë sot me 106 lekë dhe duke shitur me 107 lekë.
Paundi britanik gjithashtu ka shënuar vlera pozitive mëngjesin e sotëm pasi është blerë këtë të premte me 143 lekë dhe është shitur me 144.3 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane ka mbetur statike teksa vijon edhe këtë mëngjes të blihet me 121 lekë dhe të shitet me 121.6 lekë.
Franga zvicerane referuar tregut të brendshëm valutor e ka mbyllur në kuota pozitive javën pasi blihet sot me 114 lekë dhe shitet me 115 lekë./SCAN TV/