Sigurimet bujqësore, MBPZHR: Mbulojmë 75 për qind të vlerës së primit

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes Programit të Pagesave Direkte gjatë vitit 2022 njoftom se do të mbështesë fermerët për subvencionimin e primit të sigurimit bujqësor “indeks”, të cilët kultivojnë kulturën e mollës, qershisë, misrit, fasules, dardhës, specave, kumbullës, mjedrës, vishnjës, dredhëzës, arrës, rrushit, si dhe primin e sigurimit tradicional bujqësor për kulturën e mollës – pemishte intensive, specit – kultivimi intensiv, si dhe rrushit të verës.

MBPZHR-ja thekson se planifikon që Programin e Pagesave Direkte për vitin 2022 ta aprovojë në fund të muajit mars dhe me qëllim që fermerët të jenë të përgatitur për mënyrat dhe format e përkrahjes në kuadër të skemës së primit të sigurimit bujqësor.

Ministria thotë se blerja e këtyre policave duhet të bëhet sipas kushteve të përcaktuara, sipas kushteve specifike të secilit produkt për llojin e sigurimit bujqësor të aprovuar nga MBPZHR-ja dhe sipas njoftimit që iu është bërë Kompanive të Sigurimit, të cilat do të vazhdojnë të ofrojnë shitjen e policave të sigurimit bujqësor.

Reklama e sponzorizuar

Në fund, Ministria Bujqësisë njofton se të gjithë fermerët e interesuar për të marrë informata shtesë në këtë drejtim, të kontaktojnë Departamentin e Politikave Bujqësore dhe Tregjeve.