Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE) ia ka vazhduar sot licencën kompanisë sllovene, “Interenergo”, edhe për disa vjet për furnizim me energji elektrike.
Sipas komunikatës për media nga ZRRE, kompania në fjalë i ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara për vazhdim të licencës.
Afrim Ajvazi, udhëheqës i departamentit ligjor dhe të licensimit në ZRrE, tha se kontrata skadon në fund të këtij muaji dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi, kjo kompani ka aplikuar 6 muaj përpara skadimit të kontratës, siç kërkohet.
“Është kompani me seli në Slloveni ndërsa ka themeluar kompaninë edhe në Kosovë kjo kompani dhe është e licencuar për tregim të energjisë elektrike në Kosovë. Licenca është lëshuar më 27 shkurt 2017 dhe skadon më 26 shkurt 2022. Në përputhje me legjislacionin në fuqi, ka aplikuar 6 muaj përpara ashtu si kërkohet për vazhdim të licencës”, ka thënë ai.