Berjani: Çmimi i derivateve bie me 12 deri në 15 cent për herë të parë pas 3 muajsh

Fadil Berjani, nga Shoqata e Naftëtarëve, ka treguar se sot është ulur çmimi i derivateve globalisht, me rënie për 170 dollarë në ton, që i bie se çmimet në Kosovë do të bien për 12 deri në 15 cent.

“Një lajm i gëzueshëm për qytetarët, sot për herë të parë pas 3 muajve kemi zbritje të çmimit në berza dhe në organizatën prodhuese OPEC, ku çmimi ka ra mbi 170 dollarë, tani qytetarët kanë mundësinë të furnizohen me çmim të derivateve shumë më të lirë”, tha Berjani.

“Derivatet e naftës kanë rënie për 170 dollarë në ton, që do të thotë se i bie nga 12 deri 15 centë zbritje. Çmimi do të jetë më i lirë për 12 apo 13 centë në ditët në vijim”, theksoi ai për Klan Kosova.

Reklama e sponzorizuar

Tutje, ai ka pohuar se pasi të fillon të bie çmimi, do të largohemi edhe nga kriza aktuale.

“Mendoj se mbasi filloi çmimi të bie, do të largohemi nga kriza aktuale. Këto çmime kanë qenë enorm për konsumatorin tonë, qytetarët tanë nuk e meritojnë dhe nuk ishte dashur të paguajnë kaq shtrenjtë një litër naftë, sepse gjendja ekonomike e dimë se si është”.

Tutje Berjani tregoi se brenda një dite, Kosova harxhon 2 deri në 2.5 milionë derivate.