Bien çmimet e naftës në Evropë, ndërsa në Kosovë ndodh e kundërta

Nafta
Pikë e shitjes së derivateve

Lajmet për përparimin e bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës, duket se kanë ndikuar që të ulet çmimi i derivateve të naftës në Evropë.

Vetëm gjatë së martës, çmimi i naftës bruto në tregjet ndërkombëtare ka rënë për 6%.
Por, kështu nuk po ndodh edhe me Kosovën.

Përderisa në shumicën e shteteve evropiane çmimet e karburanteve kanë filluar të bien, në Kosovë ato janë rritur.

Reklama e sponzorizuar

Nga 1 euro 58 centë sa ishte gjatë ditës së martë, çmimi për një litër naftë të mërkurën ka shkuar në 1 euro e 69 centë.

E këtë paradoks, qytetarët po e shohin si sfidë për ekonomitë familjare.

Në anën tjetër, për rritjen e çmimit të naftës ka folur edhe kreu i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, për T7.

Lidhur me rritjen e çmimit të naftës ka reaguar edhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Ata kanë bërë edhe një thirrje për qytetarët.

Lexo edhe:

MBPZHR: Nafta dhe plehrat do t’iu kalkulohen bujqve në aplikacionet e subvencioneve për të mbjellat