Hapen 1,200 metrat e parë të Tunelit të Llogarasë

Tuneli i Llogarasë
Pamje nga hapja e tunelit të Llogarasë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar sot pamje nga puna për hapjen e Tunelit të Llogarasë në jug të vendit.  

Në një njoftim në Facebook, Rama ka shtuar se janë hapur tashmë 1,200 metrat e parë të tunelit me një ritëm shumë të lartë pune.

Sipas tij, projekti nuk ka pasur ndërprerje “falë edhe një formacioni gjeologjik deri këtu tejet të favorshëm për ecurinë e punës”.

Reklama e sponzorizuar

Puna për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë nisi në nëntor të vitit të kaluar.

Tuneli po ndërtohet nga një konsorcium turk dhe pritet të kushtojë rreth 140 milionë euro.

Tuneli i Llogarasë lidh Urën e Shën Elizës me atë të Palasës me një gjatësi prej 5.9 km.

Ai gjithashtu do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij me dy ura 110 dhe 40 metra.

Tuneli pritet të jetë gati për 33 muaj nga data e fillimit të punës.

Tuneli do të reduktojë kohën e udhëtimit midis zonave bregdetare të Orikumit dhe Palasës.

Ky reduktim bëhet në vetëm 7 deri në 10 minuta nga 55 minuta që është aktualisht.