Maqedonia e Veriut çmimin e derivateve e ka më të ulëtin në rajon

Fotografi ilustruese

Maqedonia e Veriut çmimin e derivateve e ka më të ulëtin në rajon. Një litër naftë aktualisht atje kushton 1.24 euro. Ky çmim vjen pas intervenimeve të qeverisë duke ulur TVSH-në për 10 për qind dhe akcizën në këto derivate.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut paguajnë çmimin më të lirë të derivateve në rajon. Një litër naftë në këtë vend, aktualisht kushton 1 euro e 24 cent.

Komisioni Rregullator i Energjetikës në Maqedoninë e Veriut përmes një deklarate me shkrim bëri të ditur për RTK-në se faktor për uljen e çmimit të karburanteve në këtë vend është vendimi që solli

Reklama e sponzorizuar

Qeveria për uljen prej 10 për qind të TVSH-së dhe uljen e akcizës për derivatet e naftës. Sipas këtij komisioni, faktor tjetër është ulja e marzhës së kompanive tregtare të derivateve tënaftës si dhe ulja graduale e çmimit në bursat botërore. Vetëm gjatë dy ditëve të fundit, drejtoria e të Ardhurave Publike e këtij vendi ka dënuar 114 markete,të cilat nuk e kanë respektuar vendimin e Qeverisë për heqjen e TVSH-së për produktet ushqimore bazë.

“Janë vërtetuar 144 parregullsi në zbatimin e vendimit për përjashtim nga TVSH-ja për bukën, vajin, sheqerin, qumështin dhe orizin. Tek shitësit me pakicë të ushqimeve u gjetën pajisje fiskale të parregulluara”. Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka zgjatur deri më 15 prill ndalimin e eksportit të drithërave, miellit dhe vajit për të gjitha vendet”, tha Sanja Llukarevsa Drejtoreshë e të Ardhurave Publike.