Ministri i Minsitrisë për Financa, Punë dhe Transfere, Hekuran Murati, ka folur në “dPt te Fidani” lidhur me nisjen e negociatave me programin Compact me MCC PËR 200 milionë eurot, të cilat nga projekti për gazin do të ridestinohen në kapacitetet akumuluese për energjinë.
Murati ka thënë se fondet e Marrëveshjes së Bashkëfinancimit në mes Kosovës dhe SHBA-së, të përfaqësuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit për projektin “Kompakti i Sfidave të Mijëvjeçarit”, nuk do të humben.
Sipas ministrit, kapaciteti akumulues i energjisë parashikohet të jetë 200 megavatë për orë. Ndërsa, gazi, ka thënë ai, mund të jetë ende alternativë që mund të shqyrtohet.
“Pra, fondet nuk kanë humb por do të shfrytëzohen për projekte të cilat janë të domosdoshme për Kosovën. Gazi mund të vazhdojë të jetë alternativë, mund të shqyrtohet, siç ka folur edhe ministrja e Ekonomisë, do të shqyrtohet strategjia e energjisë që e kemi që është duket u hartuar dhe do të diskutohet pastaj edhe në qeveri edhe në Kuvend. Mirëpo projekti kompakt me MCC do të ketë pra këto shtylla kryesore, që është investimi në kapacitetet akumuluese, që do të jetë kapacitet 200 megavat orë për shkak se është investim i domosdoshëm marrë parasysh tranzicionin drejt energjisë së gjelbër që e parashohim. Çdo energji alternative, çdo energji e gjelbër e ka të domosdoshme edhe kapacitetin akumulues për shkak të balancimit të rrjetit”, ka thënë Murati.
Murati ka theksuar se projekti do të niset pas kryerjes së procedurave, e sipas tij, ky do të jetë projekti i madh në sektorin e energjisë ne Kosovën e pasluftës.
Ai ka falënderuar SHBA-në për mbështetjen.
“Pasi të kryhen procedurat mund të nis edhe investimi që është investimi më i madh në Kosovën e pasluftës në sektorin e energjetikës, është 2.5 për qind e GDP’së si investim i vetëm. I jemi falënderues për mbështetjen e deritanishme dhe në vazhdimësi SHBA’së dhe MCC’së gjatë gjithë këtij procesi”, ka thënë ai.
Murati është ankuar edhe ndaj raportimeve, që këtë nismë e kanë lidhur me gazin, përderisëa k thënë se qeverisë për këtë projekt i duhen inxhinierë e profesionistë të fushave përkatëse
“Ky nuk ka të bëjë fare me gaz, këtë e kemi sqaruar në fillim. Të njëjtit që kanë thënë të pavërteta atëherë po thonë edhe tani. Projekti ka të bëjë me kapacitet akumulues dhe me ngritje të resurseve njerëzore. Neve na vyn njerëz, na vyn inxhiniera. Na vyn njerëz me ndërtu kapacitete brenda shtetit që mos me pas nevojë me pagu 200 mijë euro dikë pse vjen për 1 javë me rregulluar, që atë javë ishte e domosdoshme se kostoja e importit (të rrymës) ishte shumë e lartë”, ka thënë ai gjatë emisionit.
Emisionin e plotë mund ta shihni KËTU.