Paundi dhe Dollari humbasin gati 1 pikë brenda natës

Kursi i Këmbimit
Këmbimi i monedhave

Dollari amerikan ka regjistruar një rënie prej gati 1 pikë nga dita e djeshme duke u dobësuar sërish këtë mëngjes.

Ai është blerë sot me 108.5 lekë dhe është shitur me 109.8 lekë.

Paundi britanik gjithashtu ka pësuar një rënie të ngjashme.

Reklama e sponzorizuar

Sot ai blihet mëngjesin e sotëm me 142.2 lekë dhe shitet me 143.5 lekë në raport me një ditë më parë.

Sipas kursit të këmbimit lokal edhe monedha europiane ka shënuar zbritje të kuotës këtë të enjte.

Ajo blerë sot me 121.4 lekë dhe duke u shitur me 122.1 lekë në raport me dje.

Franga zvicerane ka pasur edhe ajo një rënie të lehtë të vlerës krahasuar me ditën e djeshme.

Ajo blihet sot me 117.1 lekë dhe shitet me 118.4 lekë referuar tregut të brendshëm valutor./SCAN TV/