Protestat në Tiranë për rritjen e çmimeve, qytetarët: Do të qëndrojmë 24 orë

Sot po mbahet protesta e tetë në Tiranë kundër rritjes së çmimeve në vend.

Me mijëra qytetarë u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas marshuan drejt kryeministrisë me pankarta në duar, nga ku janë shprehur se do të qëndrojnë aty 24 orë.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkohë, për këtë protestë, policia ka shtuar masat për mbarëvajtjen e protestës, duke u vendosur në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Nga Durrësi, Rama është shprehur se qeveria është duke bërë atë që nuk po e bën asnjë shtet tjetër sa i përket çmimit të energjisë.

“Ne po bëjmë atë që asnjë vend se ka bërë akoma. Pash që Franca ka bërë një kompensim, por jo të plotë. Ne po bëjmë kompensimin e plotë të faturës së energjisë. Ne sot jemi në mars dhe të gjitha problemet i kemi përpara. Kjo do të thotë se do të shkundim të gjithë buxhetin e shtetit që të mos vijë te ju. Jam dakord që janë rritur kostot, por kjo ka ardhur si pasojë e krizës së përgjithshme”, tha ai. /A2/