Rusia do të pranojë pagesat e gazit në euro në vend rublës siç kishte kërcënuar

Gazi
Gazësjellësi rus

Rusia do të vazhdojë të lejojë shtetet evropiane që të paguajnë gazin rus me euro dhe jo rubla, siç ka kërcënuar së fundi.

Presidenti rus Vladimir Putin i ka thënë kancelarit gjerman Olaf Scholz se pagesat nga Evropa, muajin e ardhshëm.

“Do të vazhdojnë të kryhen në euro dhe do të transferohen si zakonisht në Bankën Gazprom, e cila nuk është e prekur nga sanksionet”, tha ai.

Reklama e sponzorizuar

Banka më pas do të konvertojë pagesat në rubla, ka thënë Putin.

“Scholz nuk është pajtuar për këtë procedurë në bisedë, mirëpo ka kërkuar informacion me shkrim për të kuptuar më mirë procesin”.

Kështu tha zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit.

Rusia ka thënë më parë se shtetet “jomiqësore” do të duhet të paguajnë gazin rus në rubla nga 31 marsi.

Scholz vazhdon të jetë i përkushtuar ndaj marrëveshjes së shtatë vendeve më të industrializuara se furnizimet ruse me energji duhet të paguhen vetëm në euro dhe dollarë amerikanë.

Gjermania merr rreth gjysmën e gazit të saj dhe një të tretën e naftës nga Rusia.

Ndonëse, ka paralajmëruar se mund të përballet me recesion nëse furnizimet ndalen papritur.

SHBA dhe Perëndimi kanë rritur presionin ekonomik ndaj Rusisë prej kur kjo e fundit ka nisur luftën në Ukrainë më 24 shkurt.

Putin kishte urdhëruar një “operacion special”, siç kishte thënë ai për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.