Sa energji pritet të gjenerojë parku i ri i erës “Selac Windpark”?

Gjatë ditës së djeshme u bë inaugurimi i parkut më të ri të erës “Selac Windpark” në dy fshatra të komunës së Mitrovicës, në Selac dhe Bajgorë. Ky park, nga udhëheqësit e shtetit po shihet si një hap shumë i rëndësishëm drejt tranzicionit të drejtë dhe të qëndrueshëm energjetik të Kosovës.

Mirëpo, sa përqind të kapacitetit energjetik të Kosovës pritet ta mbulojë ky park?

Parku “Selac Windpark” posedon gjithsej 27 turbina, të cilat kanë fuqi të instaluar prej 105 megavat për orë dhe përbën 10 përqind të të gjithë kapacitetit elektrik të instaluar në Kosovë, përcjell Buletini Ekonomik.

Reklama e sponzorizuar

Përpos kësaj, ky park që do të prodhojë energji të ripërtëritshme nga era, pritet që të ulë edhe emetimet e dioksidit të karbonit (CO2) për 247 mijë tonë, thonë nga Ministria e Ekonomisë.

Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë, tha dje se përpos turbinave, projekti mbi 170 milionësh i SoËi Kosovo i mbështetur nga BERZH, përfshin edhe ndërtimin e nënstacionit në Bajgorë si dhe të rrjetit të largpërquesit në gjatësi prej 19.4 kilometrash, azhurnimin e nënstacionit të KOSTT në Vushtrri, si dhe investime tjera në infrastrukturë publike.

Sipas Rizvanollit, në situata energjetike si kjo në të cilën gjindet e gjithë Evropa, përfshirë edhe Kosovës, secili kilovat që gjenerohet ka peshë të madhe për sigurinë e furnizimit dhe stabilitetin energjetik. /Buletini Ekonomik/