Turqia po investon 300 milionë euro në sektorin bujqësor

Turqia
Tokat bujqësore në Turqi

Banka Botërore ka miratuar një hua prej 341 milion dollarë për të mbështetur sektorin bujqësor të Turqisë.

Kjo është bërë dhe për të inkurajuar përdorimin e ‘teknologjive inteligjente ndaj klimës’.

Projekti synon të përmirësojë mbledhjen dhe përdorimin e informacionit për 14 milionë hektarë tokë dhe fusha.

Reklama e sponzorizuar

Po ashtu të përmirësojë mbikëqyrjen e sëmundjeve te kafshët dhe të ndihmojë në reduktimin e emetimeve të karbonit.

Zgjerimi bujqësor në Turqi po krijon presion të konsiderueshëm mjedisor dhe klimatik.

Kjo ndodhë për shkak të përdorimit joefikas të tokës, ujit dhe energjisë.

Turqia ka edhe gazin serrë

Ndërkohë që përbën më shumë se 13 % të emetimeve të gazit serrë të Turqisë.

Lajmi vjen pas një fushate të nisur javën e kaluar për t’i kthyer minierat e hapura të qymyrit të vendit në ferma diellore.

Grupi i fushatës Europe Beyond Coal ka thënë se energjia e gjeneruar do të mjaftonte për të furnizuar 6.9 milionë shtëpi.

Turqia është ekonomia me rritje më të shpejtë të OECD-së me emetimet e gazrave serrë në rritje të shpejtë.

Intensiteti i lartë i burimeve të ekonomisë së Turqisë dhe mbështetja e madhe e saj në lëndët djegëse fosile është e dëmshme për mjedisin.

Nevojitet më shumë përparim në tranzicionin drejt një ekonomie rrethore me karbon të ulët.

Kështu që kjo kredi shumë milionëshe po vjen në një moment të mirë.

Turqia pranoi të respektojë marrëveshjen e Parisit për klimën në fund të vitit të kaluar.

Po ashtu ka thënë se synon të arrijë zero emetime neto të karbonit deri në vitin 2053.

Deri në vitin 2030, zyrtarët turq thonë se do të reduktojnë emetimet e gazit serrë në 21 % nën nivelet e pritura.

Dhe deri në vitin 2053, ata planifikojnë të arrijnë emetimet neto zero.

Kjo dmth se hapësirat e gjelbra dhe rezervuarët e tjerë natyrorë të karbonit do të thithin të gjitha gazrat serrë të emetuara në vend.

RTS/SCAN TV/