Sa i përket ndërlidhjes së pagës minimale me pensionet e veteranëve, Murati tha se kjo çështje është ndarë më 2017.
“Pagesa për veteranët ka qenë e shkëputur qysh më 2017”, tha ai, raporton Gazeta Blic.
“Është projektligji që e ka plotësu dhe ndryshu ligjin bazik, i cili fshin nenin 18, që parasheh ndërlidhjen e pensionit të veteranit me pagën minimale. Është evitu çfarëdo pasigurie juridike për pensionet e veteranëve, qoftë për pagesat tjera të kategorive sociale. Kemi dashur të sigurojmë një bazë të qëndrueshme juridike, që të mos kemi pastaj të mos kemi telashe në procese gjyqësore”, tha ai.
Megjithatë, ai nuk ka saktësuar nëse do të ketë rritje apo jo të pensioneve të veteranëve.
Murati ka ftuar deputetët të votojnë për projektligjin që mundëson rritjen e pagës minimale.
“Kishim edhe projektligjin për pagë minimale dhe shënon hapjen e rrugës. Sot nuk e kemi miratuar pagën minimale por i mundëson qeverisë dhe ngrit pragun e pagës minimale. Përcillet në kuvend dhe atje vendoset për miratimin e projektligjit për pagë minimale. Shpresojmë në kuvend deputet të gjejnë konsensusin e përbashkët dhe të miratojnë projektligjet. Do të ishte shumë mirë të miratohet me 1 maj për shkak të simbolikës që e ka kjo datë”, ka theksuar ai.