Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), ka njoftuar se numri total i përdoruesve të telefonisë mobile në fund të tremujorit të katërt (TM4-2021) është 1,777,859 përkatësisht për –10.60% më i ultë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM4-2020) , raporton RTKlive.
“Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraprak TM3-2021 numri i përdoruesve është –8.61% me i ultë. Ngjashëm me numrin e përdoruesve, edhe penetrimi i shërbimeve të telefonisë mobile në periudhën raportuese ka shënuar rënie në krahasim me tremujorin paraprak, ndërsa me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2020) gjithashtu ka rënie. Penetrimi i shërbimeve të telefonisë mobile tani është në nivelin 97.9% të numrit të popullsisë”, thuhet në raportin e ARKEPIT, “Pasqyrë e tregut të komunikimeve elektronike” për Tm4 2021.