ATK: 177.7 milionë euro të hyra për tre muaj, 23.2 milionë euro më shumë se plani

Administrata Tatimore e Kosovës

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se po vazhdon me trendin rritës të mbledhjes së tatimeve për tremujorin e parë të këtij viti.

Ata kanë treguar se janë realizuar 177.7 milionë euro të hyra, të cilat në krahasim me planin, tejkaluan pritshmëritë për 23.2 milionë euro apo 15.1 % më shumë.

ATK thekson se rritje konsiderueshme është shënuar edhe nëse krahasohet me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ku janë inkasuar 42.9 milionë euro.

Reklama e sponzorizuar

Sipas tyre, ndikim në rritjen e këtij niveli të të hyrave është rritja e kontrollit të brendshëm, trajtimi i borxheve sipas reformës, intensifikimi i aktiviteteve në teren.

Gjithashtu edhe shtrirja e projekteve, ka dhënë efekt në performancën e të hyrave tatimore, si një prej objektivave më të rëndësishme të ATK-së, vlerësojnë ata. /Buletini Ekonomik/

Më shumë:

ATK thotë se ka rritur të hyrat për 30 milionë euro në dy muajt e parë të 2022-s, krahasuar me vitin 2021