Ekonomia e Rusisë për vitin 2022 do të tkurret për 11.2 për qind, ndërsa ajo e Ukrainës në 45.1 për qind, vlerëson Banka Botërore në raportin e fundit.
Sipas BB-së, kjo është rënia ma e madhe se sa ishte parashikuar pas nisjes së agresionit ushtarak rus në Ukrainë, përcjell Telegrafi.
Banka Botërore po ashtu tha se i gjithë rajoni po vuan pasoja ekonomike nga agresioni rus, e cila filloi në fund të shkurtit dhe ka bërë që më shumë se 4 milionë ukrainas të ikin në Poloni, Rumani dhe Moldavi.
“Parashikimet tona tregojnë se pushtimi rus në Ukrainë ka ndryshuar rimëkëmbjen e rajonit nga COVID-19. Kjo është goditja e dytë e madhe që e prek ekonominë rajonale në dy vjet dhe vjen në një kohë shumë të pasigurt për rajonin, pasi shumë ekonomi ende po përpiqeshin të rikuperoheshin nga pandemia”, tha Anna Bjerde, nënkryetare e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore.
Ekonomia e rajonit do të tkurret me gati 9 për qind – më keq se kriza botërore financiare e vitit 2008 – me një rënie prej 20 për qind për Rusinë dhe një kolaps 75 për qind për Ukrainën
Një tjetër arsye për shqetësim është një rritje e parashikuar e varfërisë në Ukrainë. Përqindja e popullsisë që jeton me 5.50 dollarë në ditë pritet të rritet në 19.8 për qind këtë vit nga vetëm 1.8 për qind që ishte në vitin 2021.