Bie parashikimi për rritjen ekonomike të Kosovës

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka ulur parashikimin për rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor.

Sipas vlerësimit të BERZH-it, rënia është 0.9 për qind në krahasim me muajin nëntor të vitit të kaluar.

Ulja e parashikimit për rrije ekonomike është bërë pas nisjes së agresionit ushtarak rus në Ukrainë.

Reklama e sponzorizuar

Kosova ndonëse në nëntor të 2021 e kishte vlerësimin me 4.5 për qind, gjatë muajit mars 2022 rritja ekonomike ishte 4 për qind.

Rënien më të theksuar e ka Mali i Zi me 2 për qind, nga 5.7 për qind në 3.7 për qind gjatë muajit janar.

Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë vendet që kanë pasur rënie prej 1 për qind të rritjes ekonomike krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar, pra nga 4.3 për qind në 3.3 për qind, përkatësisht nga 4 për qind në 3 për qind.

Rritja ekonomike në Shqipëri gjatë nëntorit është vlerësuar me 3.7 për qind, kurse në mars 2022 kjo ka rënë në 3.3 për qind.

Bosnja e Hercegovina është vendi më rritjen më të ulët ekonomike, ku gjatë marsit 2022 ishte 2.3 për qind, apo 0.7 pikë përqindje më pak se nëntori i vitit të kaluar.