Dy strategji komunikimi për të arritur suksesin e biznesit tuaj

Business people talking in meeting

Brandimi dhe marrëdhëniet me publikun (PR) janë më shumë se thjesht disa fjalë të bukura kur bëhet fjalë për krijimin e një biznesi të suksesshëm. Ato janë pjesë thelbësore e një strategjie të qëndrueshme komunikimi dhe bëhen më efektive kur mesazhet që ato përcjellin bëhen më koherente me biznesin tuaj.

Para se të shqyrtojmë marrëdhënien midis brandimit dhe PR, ia vlen të sqarohet ndryshimi midis të dyjave. Instituti Chartered i Marketingut (CIM) e përkufizon një markë (ose një “brand”) si “grupi i atributeve fizike të një produkti ose shërbimi, së bashku me besimet dhe pritshmëritë që e rrethojnë atë”. Nëse brandimi juaj është e mirë, thjesht duke dëgjuar një emër marke, ose duke parë një logo të kompanisë, klientëve u shkon ndër mend ky kombinim atributesh.

Nike është një shembull i mirë i brandimit. Logoja Swoosh e kompanisë është e thjeshtë, unike dhe e dallueshme deri në pikën ku pothuajse çdo konsumator – entuziast për sportin apo jo – do ta njihte atë menjëherë, pa pasur nevojë për shpjegime të mëtejshme.

Reklama e sponzorizuar

PR ka një funksion tjetër. Përkufizimi i CIM thotë se marrëdhëniet me publikun “synojnë të krijojnë dhe të mbrojnë reputacionin e një kompanie ose marke”. PR gjithashtu nxit një mirëkuptim të ndërsjellë midis biznesit ose organizatës dhe audiencave të ndryshme me të cilat ato komunikojnë.

Nga ky përkufizim, mund të dallohet lidhja midis brandimit dhe PR. Shembulli i Nike ndihmon për të ilustruar më tej këtë marrëdhënie. E thënë më thjeshtë, Nike përdor marrëdhëniet me publikun për të komunikuar vlerat e markës së saj.

Fushata e kompanisë në vitin 2018 paraqiti qendërmbrojtësin e NFL, Colin Kaepernick, dhe një mesazh për përkushtimin dhe vendosmërinë. Pavarësisht se nuk shfaqi asnjë veshje apo pajisje sportive, fushata e rriti vlerën e markës Nike me afërsisht 6 milionë dollarë.

Mënyra se si brandimi dhe PR mund të funksionojnë për biznesin tuaj

Pak sipërmarrës dhe themelues të startup-eve do të kenë buxhetin dhe burimet e Nike. Megjithatë, ata mund të përfitojnë nga krijimi i sinergjive midis markës dhe PR, për sa kohë që këta dy elementë plotësojnë njëri-tjetrin.

Rritja e ndërgjegjësimit të markës

Për çdo biznes të ri ose që ndodhet në fazat e hershme, një nga detyrat më të rëndësishme të PR është rritja e ndërgjegjësimit të markës. Qëllimi është të krijoni një imazh të njohur në mendjen e klientëve të mundshëm dhe të ndërtoni një lidhje pozitive me vlerat e markës suaj. Për ta kryer këtë detyrë në mënyrë efektive, ekipi juaj i PR duhet të komunikojë te klientët vlerat e rëndësishme të markës suaj.

Marrëdhëniet me Publikun (PR) kanë nevojë për më shumë angazhim sesa thjesht deklaratat e drejtuesve të kompanisë. Marrëdhëniet e fuqishme me publikun krijojnë vlerat e markës suaj, duke treguar historinë e kompanisë dhe duke ia demonstruar këto vlera audiencës.

Krijimi i besimit

Përveç rritjes së ndërgjegjësimit për markën, një tjetër funksion kyç i PR lidhet me ndërtimin e besueshmërisë së një marke dhe inkurajimit të konsumatorëve që t’i besojnë asaj.

Në vitin 2004, kompania kozmetike Dove u përpoq të bënte një ndryshim në një treg plot me klientë të mallrave të konsumit. Gjithkush ka nevojë për produktet baze si shampo, locion trupi dhe deodorant, por shumë pak njerëz mendohen me kujdes përpara se të blejnë markën e tyre të preferuar.

Për t’u dalluar në një treg kaq të madh, Dove nisi fushatën e saj “Bukuria e vërtetë”, duke përdorur gra normale në reklamat e saj, në vend të modeleve profesioniste. Fushata ua lehtësoi klientëve lidhjen me markën dhe i bëri ata që të ndiheshin sikur shikonin veten e tyre në reklama.

Ky shembull tregon se PR dhe brandimi janë më efektive kur ndërveprojnë së bashku. Për ta lehtësuar këtë, biznesi duhet të fillojë duke krijuar vlerën e markës. Cili është vizioni i kompanisë suaj? Çfarë doni të arrini, përveç fitimeve? Më pas, marrëdhëniet me publikun mund të krijojnë histori të fuqishme për të sjellë në jetë vlerat tuaja dhe për të ndihmuar audiencën që të lidhet me biznesin tuaj.

Sfidat dhe mundësitë

Suksesi i marrëdhënieve me publikun është i rrënjosur tek autenticiteti. Kur konsumatorët vërejnë një shkëputje midis asaj që bën një markë dhe historive që tregon ekipi i PR i kompanisë, pothuajse në çdo rast do të ketë pasoja negative.

Dove u përball me një reagim të ashpër kur kompania e çoi fushatën e saj një hap më tej dhe krijoi shishe limited-edition, që përfaqësonin forma të ndryshme trupore.

Duke iu rikthyer shembullit të Nike, fushata e Colin Kaepernick gjithashtu solli disa reagime negative, pasi disa klientë dogjën atletet e tyre. Megjithatë, fushata e ndihmoi markën të lidhej me një audiencë të re, urbane dhe rezultatet pozitive tejkalonin përgjigjet negative.

Në mënyrë që biznesi juaj të përfitojë, brandimi dhe PR duhet të harmonizohen. PR i krijon mesazhet e veta duke u nisur nga vlerat e markës. Vlerat unike të markës mund të bëhen vetë objekt i PR. Aktivitetet e PR, nëse mendohen mirë dhe krijohen me zgjuarsi, janë ndër taktikat e marketingut me kosto më efektive. Efektiviteti i tyre i kostos i bën ato ideale për bizneset e vogla dhe startup-et.

Duke vendosur vlerat e markës në zemër të mesazheve të PR, çdo biznes mund të forcojë besueshmërinë dhe performancën e shitjeve. / Entrepreuner