Këto janë kriteret që duhet të plotësohen për të përfituar 100 eurot e Qeverisë

Qeveria e Kosovës para pak minutave ka lansuar platformën ku secili i punësuar në sektorin privatë mund të përfitoj shumën prej 100 euro nga Qeveria e Kosovës, raporton Gazeta Blic.

“Kusht për kualifikim për mbështetje nga kjo masë është që punëtori të ketë qenë i deklaruar si i punësuar në periudhën tatimore shkurt 2022. Punëtorët të cilët janë deklaruar nga punëdhënësi në periudhën tatimore mars 2022, mund të aplikojnë, mirëpo subvencionin do të mund ta përfitojnë vetëm pasi të jenë deklaruar edhe për periudhat tatimore prill dhe maj, që nënkupton se subvencionin do të mund ta marrin në fund të muajit qershor 2022< thuhet në njoftimi ne qeverisë së Kosovës

Njoftimi i plotë:

Reklama e sponzorizuar

Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat që marrin pagë deri në 1000 euro. Aplikimi mund të bëhet duke plotësuar formularin me të dhënat personale në vjegëzën në vijim: https://apps.atk-ks.org/Subvencionim

📍 Të dhënat duhet të jenë të sakta dhe llogaria bankare duhet të jetë në emër të përfituesit. Përndryshe, nëse të dhënat e plotësuara janë të pasakta, përfshirë numrin e llogarisë bankare, atëherë aplikuesi nuk do të mund të përfitojë nga subvencionimi.
📍 Kusht për kualifikim për mbështetje nga kjo masë është që punëtori të ketë qenë i deklaruar si i punësuar në periudhën tatimore shkurt 2022.
📍 Punëtorët të cilët janë deklaruar nga punëdhënësi në periudhën tatimore mars 2022, mund të aplikojnë, mirëpo subvencionin do të mund ta përfitojnë vetëm pasi të jenë deklaruar edhe për periudhat tatimore prill dhe maj, që nënkupton se subvencionin do të mund ta marrin në fund të muajit qershor 2022.
⏳ Aplikimi për mbështetje nga kjo masë do të jetë i hapur nga 21 prill deri më 20 maj 2022.
✅ Në rast se të punësuarit dëshirojnë të verifikojnë që punëdhënësi i ka deklaruar si të punësuar në Administratën Tatimore të Kosovës për periudhën tatimore shkurt 2022, ashtu që të konfirmojmë se kualifikohen për mbështetje, atë mund ta bëjnë në vjegëzën në vijim: https://apps.atk-ks.org/regemployer
❗️ Vëmendje: Të punësuarit e sektorit publik që marrin pagë nga buxheti i shtetit nuk kanë nevojë të aplikojnë sepse subvencionin do ta marrin me pagën e muajit prill.