Rregullatori për energji në Moldavi ka thënë se ka filluar procesin për alokimin e kuotave për ndërtimin e kapaciteteve të burimeve të ripërtëritshme të energjisë me kapacitet prej 235 megavatësh përmes tarifave fikse.
Procesi i aplikimit do të hapet më 1 prill për projekte që për burim kanë biomasën, biogazin, gazin sintetik dhe burimet hidrike. Për projekte të erës dhe diellit, procesi i aplikimit do të jetë i hapur nga 8 deri më 15 prill, ka njoftuar rregullatori në Moldavi.
Rregullatori ka thënë se do të lëshojë licenca për të plotësuar kuotat si në vijim: 15 megavt energji të erës (duke përfshirë 3 megavat turbina të vogla), 70 megavat energji diellore (duke përfshirë 50 megavat projekte të kulme të ndërtesave), deri në 100 megavat impiante bashkëgjenerimi me bazë biogazin, 30 megavat impiante kogjenerimi me djegie dhe 5 megavat të hidroenergjisë.
Të gjitha projektet do të pranojnë tarifa fikse, ndërsa tarifa ndryshon varësisht nga periudha e komisionimit dhe lloji i burimit të ripërtëritshëm.
Periudha e komisionimit | Solare / MWh | Era / MWh | Hidro / MWh | Biomasë (kogjenerim) / MWh | Biomasë e ngurtë (kogjenerim) / MWh |
---|---|---|---|---|---|
1 janar – 31 dhjetor 2021 | 95.07 euro | 78.65 euro | 49.26 euro | 93.05 euro | 99.03 euro |
Pas 1 janarit 2022 | 93.55 euro | 77.13 euro | 48.27 euro | 91.56 euro | 97.53 euro |
Ndryshe, këtë muaj Ukraina dhe Moldavia kanë përfunduar procedurat për sinkronizim të sistemeve të tyre elektroenergjetike me rrjetin e Evropës Kontinentale, si përgjigjje ndaj pushtimit rus të Ukrainës.