Rreth 40% të kompanive gjermane po i ndjejnë pasojat e energjisë së shtrejntë, dhe përafërsisht gjysma e tyre planifikojnë për këtë shkak që të zvogëlojnë investimet, ka treguar një anketë.
Përafërsisht 90 për qind të kompanive gjermane kanë theksuar se me siguri do të detyrohen që të ngrisin çmimet, ndërsa ¾ e këtyre kompanive planifikojnë që mos të investojnë më në efikasitetin energjetik, ka treguar anketat e institutit IFO, të cilën e ka publikuar gazeta Augsburger Algemajn.
¼ e kompanive pret që tronditja e çmimeve do të bëhet barrë në gjysmën e dytë të vitit.
Çdo e dhjeta kompani vlerëson mundësinë e tërheqjes së plotë nga afarizmi i cili konsumon shumë energji, dhe 14 për qind të kompanive po e shqyrton mundësinë e lirimit të punëtorëve nga puna.
Anketa ka përfshirë 1001 kompani, shumica në pronësi familjare, dhe është porositur nga Shoqata e Ndërmarrjeve Familjare.
Siç dihet, qeveria gjermane ka paralajmëruar në mars, paketën e masave në vlerë rreth 16 miliardë euro me të cilën ka për qëllim që të ndihmojë ndërmarrjet me shpenzim të lartë të energjisë dhe të zvogëlojë varësinë nga gazi rus pas agresionit në Ukrianë./Buletini Ekonomik/