Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Kursi i Këmbimit
Këmbimi i monedhave

Monedha europiane ka regjistruar rënie këtë fillim jave pasi në raport me javën e shkuar blihet mëngjesin e sotëm me 120.6 lekë dhe shitet me 121.2 lekë.

Dollari amerikan ndërkaq ka shënuar një rritje të lehtë të vlerës këtë të hënë pasi krahasuar me javën që shkoi blihet sot me 111.1 lekë dhe shitet me 112.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Paundi britanik nga ana tjetër është blerë këtë të hënë me 144.7 lekë dhe është shitur me 145.7 lekë duke mos pasur luhatje të kuotës në raport me javën që lamë pas.

Reklama e sponzorizuar

Franga zvicerane ka shënuar rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e kësaj të hënë pasi krahasuar me javën që kaloi blihet sot me 117.8 lekë dhe shitet me 118.7 lekë referuar tregut të brendshëm valutor./Scan Tv/