ZRRE aprovon nëntë projekte solare për vetkonsum

Mbledhja e Bordit të ZRRE-së

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në mbledhjen e djeshme, ka miratuar aplikimin e nëntë projekteve solare për vetkonsum.

Këto nëntë projekte për vetkonsum kanë kapacitetin total prej 300.15 kilovat për orë, përcjell Buletini Ekonomik.

Në të njëjtën seancë, Bordi i ZRRE-së ka dërguar raportin vjetor të saj në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Reklama e sponzorizuar

“Raporti paraqet një pasqyrë detale të aktiviteteve të zhvilluara dhe arritjeve kryesore të ZRRE-së dhe të sektorit të energjisë në vitin 2021”, thuhet në komunikatën e ZRRE-së.

Më shumë:

E konfirmon ZRrE-ja: Tarifat e reja llogariten nga 9 shkurti

Bordi, në këtë mbledhje ka shqyrtuar edhe raportin e Vlerësimit të Konkurrencës, me ç ‘rast ka marrë vendim për Vendosjen e Detyrimit të Shërbimit Publik për Furnizuesin KESCO.

Përveç këtyre, anëtarët e këtij Bordi kanë aprovuar edhe kërkesën e ‘MCM COMMODITIES SH.P.K’ për licencim të aktivitetit të furnizimit me energji elektrike në afat prej 5 vitesh.

“Janë shqyrtuar po ashtu edhe disa ankesa të konsumatorëve si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me menaxhimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji”, thuhet tutje në komunikatë. /Buletini Ekonomik/