Ish-kancelari gjerman Schrader jep dorëheqje

Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schrader. ka dhënë dorëheqje nga Këshilli i gjigantit rus Rosnieft, transmeton Russia Today, përcjell Buletini Ekonomik.

Njësoj ka vepruar edhe biznesmeni gjerman, Matias Varning.

Më herët, Parlamenti Europian ka kërkuar që Schrader të futet në listën e sanksioneve, derisa Bundestagu gjerman ka vendosur që të ndërprejë financimin për personelin e zyrës së tij.

Reklama e sponzorizuar

Në komunikatën e kompanisë ruse, thuhet se u vije keq për shkak të vendimit të Schrader dhe Varning dhe falenderojnë ata për përkrahje të pandërprerë. /Buletini Ekonomik/