ATK me plan veprimi për sektorin e ndërtimtarisë

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se është duke e implementuar Planin për Përmirësimin e Përmbushjes në Sektorin e Ndërtimtarisë, më anë të të cilit do të kryhen aktivitete intensive me qëllim të identifikimit të personave, të cilët nuk përmbushin detyrimet e tyre sipas legjislacionit tatimor.

Nën fokus të veçantë, sipas njoftimit nga ATK, do të jenë veprimtaria ndërtimore, siç është ndërtimi i lartë dhe i ulët, grupet punuese dhe personat fizikë në kuadër të veprimtarisë së ndërtimtarisë, si: muratorët, armaturë punuesit, betonime, gërmimet e dheut, punuesit e kulmeve, prodhimi dhe montimi i dyerve dhe dritareve, elektricistët, instaluesit e ujit dhe ngrohjes qendrore, montuesit e parketit/laminatit, montuesit e qeramikës, suvatuesit – fasada, prodhimi dhe montimi i olluqeve, rrethojave të ballkoneve, shkallëve dhe rrethojave të oborreve nga metalet e ndryshme dhe druri, etj.

Përpos këtyre, nën mbikëqyrje do të jenë edhe personat fizik që kanë dhënë tokën për ndërtim (kompensimet, banesa, lokale, parkingje) dhe ndërlidhja me obligimin e tyre tatimor.

Reklama e sponzorizuar

“Administrata Tatimore e Kosovës është e përkushtuar që të përmirësojë qasjen e saj në menaxhimin e rreziqeve të përmbushjes tatimore, për të siguruar që përpjekjet për përmbushje të adresojnë rreziqet kryesore, që e përbëjnë pjesën më të madhe të hendekut tatimor”, thuhet në komunikatën për media nga ATK.

Nga Administrata Tatimore ripërsërisin se me kryerjen e detyrimeve tatimore, kontribuohet direkt në ofrimin e shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, shërbime më të mira shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie të qëndrueshme ekonomike dhe shoqërore. /Buletini Ekonomik/

May be an image of text that says 'ATK me plan eprimi sektorine NDERTIMTARISE FOKUSI: GRUPET PUNUESE DHE PERSONAT FIZIKE NE KUADER TE VEPRIMTARISE SE TIMTARISE SI: DHEUT, BETONIME GERMIMET ELEKTRICISTÊT INSTALUESIT UJIT DHE NGROHJES QENDRORE, MONTUESIT E QERAMIKES PRODHIMI DHE MONTIMI OLLUQEVE SHKALLEVE DHE RRETHOJAVE TE OBORREVE NGA METALET NDRYSHME DHE DRURI, m'