Banka NLB shtrenjton në 30 centë tërheqjen e parave në bankomatët jashtë degës

Banka NLB e cila operon në Kosovë për vite me radhë, ka shtrenjtuar shërbimin për tërheqje të parave nga bankomatët e saj.

Më saktësisht, NLB-ja ka shtrenjtuar shërbimet për tërheqjen e mjeteve nga bankomatët jashtë lokacioneve të bankës. Kështu, nga çmimi prej 15 centësh sa ishte në vitin e kaluar, tani tërheqjes së parave në bankomatët jashtë degës së bankës NLB, i detyroheni një tarife prej 30 centëve.

Vitin e kaluar, ky shërbim në këtë bankë për tërheqjet nëpër ATM-të brenda degës, ishte 10 cent, kurse jashtë degës – 15 cent për kartelat debitore, përcjell Buletini Ekonomik.

Reklama e sponzorizuar

Kurse, për tërheqjen e parave në ATM të NLB grupit, klientët e bankës duhet të paguajnë tarifë prej 1 eurosh.

E tërheqja në ATM-të e bankave tjera (brenda dhe jashtë shtetit) është 3 euro për klientët e kësaj banke.

Në anën tjetër, për çdo tërheqje nga 5 euro deri në 1 mijë euro në sportelet e kësaj banke, çdo person fizik duhet të paguajë tarifën prej dy eurove.

Përjashtim këtu bëjnë pensionistët, studentët, llogaritë për jetimë dhe ata me asistencë sociale, që këtë shërbim e marrin pa provizion. /Buletini Ekonomik/

Lexo edhe:

Dy banka në Kosovë i shtrenjtojnë shërbimet për tërheqje në bankomatë