Banka Qendrore e Europës do të rritë kamatat 3 herë gjatë këtij viti

Banka Qendrore Europiane (BQE), do të rritë kamatat tri herë gjatë këtij viti në mënyrë që të ndalojë inflacionin, theksojnë ekonomistët në një anketë të Bloombergut.

Ekonomistët qëndrimet e veta i mbështesin në idenë se ndër krijuesit e politikës së BQE-së se duhet urgjentisht të veprohet.

Këshilli Administrativ i BQE-së do të bëjë rritjen e kamatave shkallë-shkallë, në depozitat në bankë gjatë qershorit, shtatorit dhe dhjetorit në mënyrë që këto të arrihen në fund të vitit 025 për qind, tregojnë rezultatet e anketës së bloombergut.

Reklama e sponzorizuar

Kamatat në operacionet kryesore të rifinancimit do të ngriten, sipas mendimit të ekonomistëve në shtator dhe dhjetor nga 0 për qind sa është tani, në 0.5 për qind, përcjell Buletini Ekonomik.

Njëkohësisht, pjesmarrësit e anketës tregojnë se ekonomia e Eurozonës do të vazhdojë ekspansionin këtë vit me gjithë sfidat në rritje për shkak të luftës në Ukrainë.

Me këtë rast parashikojnë që Prodhimi Bruto Vendor i 19 anëtarëve të bllokut monetar do të shënojë rritje 2.8 për qind më 2022.

Edhe nga 2.3 për qind në vitin e ardhshëm, që për 0.1 për qind është më pak për këto dy vjet sesa që më herët është paraparë.

Në anën tjetër ekonomistët kanë ngritur shkallën e inflacionit të pritshëm në 6.7 për qind për këtë vit derisa më 2023 parashikojnë ngadalësimin e rritjes së çmimeve të konsumit në 2.6 për qind, gjegjësisht në 1.9 për qind në 2024, që është nën qëllimin e BQE, njofton agjencia e New Yourkut./Buletini Ekonomik/