Dollari amerikan ka pësuar një rënie të rëndësishme këtë të martë pasi në raport me dje ka humbur sërish pikë në raport me monedhën vendase teksa blihet sot me 112 lekë dhe shitet me 112.9 lekë.
Paundi britanik gjithashtu ka regjistruar rënie krahasuar me ditën e djeshme pasi sipas kursit të këmbimit lokal është blerë mëngjesin e sotëm me 140.2 lekë dhe është shitur me 141.5 lekë.
Monedha europiane ndërkaq nuk ka shënuar luhatje të ndjeshme të vlerës këtë të martë pasi krahasuar me ditën e hënë blihet sërish me 119.5 lekë dhe shitet me 120.2 lekë.
Referuar tregut të brendshëm valutor Franga zvicerane ka pasur një rritje të lehtë të vlerës pasi në raport me një ditë më parë blihet sot me 115.4 lekë dhe shitet me 116.4 lekë./Scan TV/