Kompania e kafesë ndërpreu operacionet e saj dhe ndaloi dërgesat e produkteve të saj në Rusi në mars.
Tani, ajo “ka marrë vendimin të largohet dhe të mos ketë më një prani të markës në treg”, tha Starbucks në një deklaratë të shkurtër të hënën, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Punonjësit në vend, që numërojnë rreth 2 mijë veta, do të paguhen edhe për gjashtë muaj të tjerë.
Starbucks gjithashtu do t’i ndihmojë ata të kërkojnë punë të reja jashtë kompanisë.
Starbucks u hap për herë të parë në Rusi në 2007. Që nga marsi, ai kishte 130 pika atje, të gjitha në pronësi dhe operuar nga një partner.
Lëvizja pason një të ngjashme të gjigantit tjetër, McDonald’s.
Javën e kaluar, zinxhiri i burgerëve tha se po shet biznesin e tij në Rusi pasi operoi për më shumë se 30 vjet në rajon.
McDonald’s tha se “kriza humanitare e shkaktuar nga lufta në Ukrainë, dhe mjedisi i paparashikueshëm i operimit, kanë bërë që McDonald’s të arrijë në përfundimin se vazhdimi i pronësisë së biznesit në Rusi nuk është më i qëndrueshëm, as nuk është në përputhje me vlerat e McDonald’s”.