Google drejt falimentit në Rusi

Google po dorëzohet në Rusi. Dega e kompanisë amerikane atje ka planifikuar të shpallë falimentin, sepse autoritetet ruse sekuestruan llogarinë e saj bankare. Kjo bëri të pamundur pagesën e nëpunësve dhe furnizuesve. Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës i shoqërisë.

Sipas raportimeve të Reuters një televizion shtetëror rus kishte thënë një muaj më parë se autoritetet i kishin sekuestruar Google 1 miliard rubla – të barazvlefshme me 15 milion dollarë, por vetë kompania amerikane nuk jep detaje për shifrën e saktë të sekuestruar.

Gjithsesi kjo është kompania e parë teknologjike që ka pranuar se i është sekuestruar llogaria bankare. Në muajin dhjetor të një viti më parë degës së kompanisë në Rusi iu vendos një gjobë prej 134.3 miliard rubla pasi nuk kishte hequr nga platforma e you tube përmbajtje të cilat konsideroheshin të paligjshme nga autoritetet ruse

Reklama e sponzorizuar

Dega e kompanisë në Rusi kishte pezulluar pjesën më të madhe të aktiviteteve të saj tregtare në vend, përfshirë të gjithë marketingun pasi autoritetet ruse e akuzuan You Tube, shoqëri e Google, se po përhapte informacione të rreme për të frymëzuar protesta në vend. Google sqaroi se pavarësisht vendimit për të shpallur falimentimin, shërbimet falas si kërkimi, YouTube, Gmail, Maps, Android e Play do të vazhdojnë të funksionojnë./bussinesmagazine.al/