Një grua nga Zelanda e Re ka shndërruar një veturë të vjetër 29-vjeçare në një automjet elektrik të bërë vetë, me energji diellore, “për të treguar se mund të bëhet një gjë e tillë”.
Rosemary Penwarden, 63 vjeç, ka tre vjet që drejton automjetin e saj të konvertuar nëpër rrugët e vendit. Për projektin iu desh asaj dhe një shoku të saj më shumë se tetë muaj punë, shkroi The Guardin të premten.
“Duhet të jesh pak i çmendur”, tha ajo.
“Dua të falënderoj kompanitë e naftës për motivimin”.
Në total projekti, duke përfshirë punën, i kushtoi Penwardenit 24,000 dollarë. Vetura është e sigurt. Pas disa vitesh në rrugë, projekti i saj së fundmi ra në vëmendjen e gazetarëve vendas.
Ndihmësi i saj, Hagen Bruggemann, tani ka konvertuar rreth tetë vetura në motorë elektrikë.
Penwarden ka thënë se koha dhe paratë që ka dedikuar ajo për veturën e konvertuar, nuk është e mundshme për të gjithë.
“Jam në një vend shumë të privilegjuar”, tha ajo.
Ajo e mbush veturën në shtëpi, e cila funksionon tërësisht me energji diellore.