Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, sot ka nënshkruar Marrëveshjet e Mirëkuptimit me 20 komunat përfituese në kuadër të programit për mbështetje për projektet infrastrukturore për komunitete në Komunat e Republikës së Kosovës.
Me anë të një njoftimi në facebook, thuhet se MAPL do të mbështes 28 projekte në 20 Komuna në vlerë prej 1 milion euro.
Sipas njoftimit, komunat përfituese nga programi për mbështetje për projektet infrastrukturore për komunitete janë: Prizreni, Lipjani, Rahoveci, Shtimja, Gjilani, Mamusha, Istogu, Kamenica, Hani i Elezit, Mitrovica e Jugut, Gjakova, Obiliqi, Suhareka, Ferizaj, Klina, Skenderaj, Novobërda, Peja, Deçani dhe Kllokoti.
“MAPL do të vazhdojë të mbështes Komunat për projekte infrastrukturore edhe në të ardhmen me qëllim që këto projekte të ndikojnë në përmirësimin e kualitetit të jetës së të gjithë qytetarëve.”, përfundon njoftimi i tyre./Buletini Ekonomik/