Ministria e Financave Punëve dhe Transferev ka njoftuar se sot në kuadër të Masës 4.6 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike për Mbështetjen e Ndërmarrjeve Publike bashkë me përfaqësuesit e ndërmarrjeve publike : Posta e Kosovës, Infrakos, Trainkos, KRU Prishtina dhe Telekomi i Kosovës kanë nënshkruar marrëveshjet e nën-huazimit në vlerë totale prej rreth 5 milionë euro.
Sipas një njoftimi në facebook të kësaj ministrie thuhet se këto mjete pritet t’u ndihmojnë Ndërmarrjeve Publike në rimëkëmbjen e tyre pas vështirësive financiare me të cilat janë përballur nga rënia e të hyrave, si rezultat i pandemisë COVID-19.
Ata gjithashtu thonë se marrëveshjet e nën-huazara nga MFPT tek Ndërmarrjet Publike kanë të njëjtat kushtet financiare me Marrëveshjen Financiare të Kredisë së Likuiditetit të Urgjencës së Infrastrukturës Vitale, që nënkupton që kushtet e volitshme financiare u barten edhe Ndërmarrjeve Publike.
Siç thuhet në njoftim ministri Murati me këtë rast vlerësoi lartë bashkëpunimin me BERZH-in për mundësimin e kësaj marrëveshje që përkrah Ndërmarrjet Publike.
Tutje, Ministri theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar drejt sigurimit të menaxhimit të drejtë dhe profesional të Ndërmarrjeve Publike, si ofrues të rëndësishëm të infrastrukturës vitale të vendit./Buletini Ekonomik/