Pritet të ketë vonesa të shumta në aeroportet e Evropës gjatë verës

Vonesat e fluturimeve do të jenë të pashmangshme në shumicën e aeroporteve të Europës këtë verë.

Në aeroportin Schiphol, Holandë, ka mungesë personeli nga mungesa e financimit, i cili pësoi një rënie të madhe prej fillimit të pandemisë.

Pas heqjes së kufizimeve të COVID-19 nga shumë vende, të gjitha aeroportet në Europë kanë luftuar për të përballuar fluksin e papritur të udhëtarëve.

Reklama e sponzorizuar

Sipas Drejtorëve të Përgjithshëm të Aeroporteve të Europës, Olivier Jankovec dhe Fabio Gamba, përballja me këtë rritje të papritur dhe me përqendrimin e trafikut ajror ka qenë sfiduese për aeroportet dhe partnerët e tyre operacionalë, duke veçuar operatorët tokësorë.

66 për qind e aeroporteve të Europës presin që vonesat e fluturimeve të rriten për udhëtarët për shkak të fluksit të madh të fluturimeve.

Arsyeja e vonesave nëpër aeroporte do të ndodhë për shkak se numri i stafit nuk është në nivelet e kërkuara nga aeroportet.

Oficeri kombëtar i Unionit të aviacionit, Oliver Richardson, ka deklaruar se Europa ka pranuar se pagat e dobëta dhe kushtet e punës, duke përfshirë punën nga e hëna në të premte pa pushim, po ndërlikon ripunësimin e stafit nëpër aeroporte.

Gjysma e aeroporteve parashikojnë rritje të vonesave në fluturime, ku 16 për qind e tyre presin që anulimet e fluturimeve të rriten, përcjell albinfo.ch.