Qeveria ndryshon listën e kandidatëve për Bord të OSHP-së

Organi Shqyrtues i Prokurimit- OSHP

Qeveria e Kosovës ka ndryshuar listën e emrave të të propozuarve për kryetar dhe anëtarë të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, në një mbledhje të mbajtur online.

Në vend të Arbnor Tmavës është propozuar Agon Ramadani.

Më 9 mars, Qeveria ia pati propozuar Kuvendit emrat e Nita Bejtës, Milot Spahiut, Arbnor Tmavëz, Vedat Peterqoit, Faruk Rexhajt, Bujar Lushakut, Batisha Ibrahimit, Dafina Gashit, Vjosa Gradinaj-Mexhuanit dhe Kimete Gashit.

Reklama e sponzorizuar

Organi Shqyrtues i Prokurimit tash e 1 vit ka mbetur pa bord. OSHP e cila njihet edhe si “Gjykata e Tenderëve” ka shkaktuar probleme për shkak të mungesës së Bordit.

Në sirtarët e këtij institucioni kanë mbetur 626 ankesa të operatorëve ekonomik pa u shqyrtuar.

OSHP-ja ka kompetencë, autoritet, pushtet dhe përgjegjësi që të shqyrtojnë ankesat nga palët e interesuara lidhur me shkeljet e mundshme të Autoriteteve Kontraktuese dhe si rrjedhojë mund të kërkojë nga Autoritetet që aktiviteti i prokurimit të kthehet në ri-vlerësim dhe të kërkojë nga to që të anulohet aktiviteti i prokurimit si dhe të aprovoj vendimin e Autoriteteve Kontraktuese.