Çmimi i naftës ka arritur pikën më të lartë, si pasojë dhe nxitja e vazhdueshme e Bashkimit Europian për të ndaluar importin nga Rusia e që do shkaktonte reduktim të ofertës. Por investitorët nga ana tjetër janë përqendruar në rritjen e kërkesës duke përfituar nga lehtësimi i masave në Kinë kundër përhapjes së Covid.
Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian dështuan të bindnin Hungarinë për të hequr veton e saj në propozimin për ndalimin e naftës ruse. Por disa diplomatë thanë për Reuters se pritet që deri në 31 maj do të ketë një marrëveshje për ndalimin gradual të naftës ruse.
Çmimi i naftës së papërpunuar u rrit deri në 115.14 dollarë, pika më e lartë që nga 28 marsi. Çmimi i naftës së papërpunuar të Teksasit Perëndimor u ul me CLc1 ra me 26 cent, ose 0.2%, në 113.94 dollarë.
Çmimet e naftës kanë mbetur pranë niveleve më të larta disa javore, të mbështetur nga rritja e çmimeve të benzinës dhe distilimit në SHBA, dhe frika rreth një ndalimi të BE-së për importet e naftës ruse.
Nafta e papërpunuar ka shënuar rritje të çmimit gjatë vitit 2022, me Brent që arriti në 139 dollarë, pika më e lartë që nga viti 2008, në fillim të marsit, pasi pushtimi rus i Ukrainës shtoi shqetësimet rreth furnizimit.
Në rritjen e çmimit të naftës kanë ndikuar dhe tensioni gjeopolitik në rritje mes BE-së dhe Rusisë në një kohë që Suedia dhe Finlanda kërkojnë të anëtarësohen në NATO./Scan Tv/