Shqyrtohen emrat e kandidatëve për anëtar të bordit të BQK-së

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot mban mbledhje.

Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i Listës së kandidatëve për plotësimin e një (1) pozite për anëtarë jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Ndryshe pesë kandidatë janë propozuar Kuvendit të Kosovës për votim për anëtar jo-ekzekutiv në Bordin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Reklama e sponzorizuar

“Qeveria është pajtuar me kandidaturat e propozuara nga paneli për përzgjedhjen e anëtarit jo-ekzekutiv në Bordin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, për kandidatët si në vijim: Arta Hoxha; Esida Bujupi;  Lulzim Ismajli; Nexhat Kryeziu dhe Nora Rraci”, pati njoftuar qeveria e Kosovës.

Ndryshe këta pesë kandidatë do të dërgohen për votim në Kuvendin e Kosovës dhe vetëm një do të zgjedhet ai që do të marr më shumë vota nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.