Dollari amerikan pas një rritje të ndjeshme deri pasditen e djeshme ka pasur një rënie të lehtë të kuotës këtë mëngjes teksa është blerë me 114.7 lekë dhe është shitur me 116.3 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal edhe Paundi britanik është forcuar pasi ka rikuperuar pikë nga zbritja e ditëve të kaluara duke u blerë sot me 140.3 lekë dhe duke u shitur me 141.7 lekë në raport me dje.
Monedha europiane vijon të qëndrojë në kuota konstante duke mos pësuar luhatje të ndejshme të vlerës përballë monedhës vendase teksa blihet mëngjesin e sotëm me 120.2 lekë dhe shitet me 120.9 lekë.
Franga zvicerane sakaq blihet sot me 114.6 lekë dhe shitet me 115.6 lekë duke pësuar kështu një rënie të lehtë nga dita e djeshme referuar tregut të brendshëm valutor./Scan Tv/