Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Kursi i Këmbimit
Këmbimi i monedhave

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht pasi në raport me javën e kaluar ka fituar sërish pikë teksa blihet mëngjesin e sotëm me 115.2 lekë dhe shitet me 116.2 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane gjithashtu ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës këtë fillim jave pasi në raport me javën e kaluar blihet sot me 114.7 lekë dhe shitet me 115.6 lekë.

Monedha europiane blihet këtë të hënë me 120.2 lekë dhe shitet me 120.8 lekë duke mos pësuar luhatje të ndjeshme të vlerës këtë fillim jave teksa vijon të ruaj vlera të qëndrueshme.

Reklama e sponzorizuar

Paundi britanik referuar tregut të brendshëm valutor blihet mëngjesin e sotëm me 140.4 lekë dhe shitet me 142 lekë duke pësuar kështu një rënie të kuotës krahasuar më javën e kaluar./Scan TV/