Stabilizohet tregut valutor – Rikuperojnë Dollari, Euro, Paundi dhe Franga zvicerane!

Kursi i Këmbimit
Këmbimi i monedhave

Këtë mëngjes valutat kryesore kanë rikuperuar pikë kundrejt monedhës vendase me Euron që ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës në raport me dje teksa blihet sot me 120 lekë dhe shitet me 121 lekë.

Paundi britanik gjithashtu ka shënuar rritje të vlerës në raport me ditën e martë pasi është blerë mëngjesin e sotëm me 140 lekë dhe është shitur me 141.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Dollari amerikan ka ri marrë forcë përballë monedhës vendase pasi në raport me fillimin e kësaj jave ka fituar pikë këtë të mërkurë teksa blihet sot me 112 lekë dhe shitet me 113.1 lekë.

Reklama e sponzorizuar

Franga zvicerane ka pasur edhe ajo një rritje të lehtë të kuotës në raport me Lekun pasi krahasuar me një ditë më parë është blerë sot me 116 lekë dhe është shitur me 117 lekë referuar tregut të brendshëm valutor./Scan TV/