Turqia nuk ndryshon politikën monetare – Pritet të mbajë normën e interesit në 14%, pavarësisht se inflacioni është pranë 70%

Lira turke

Banka Qendrore e Turqisë pritet të mbajë të pandryshuar normën e saj bazë të interesit në 14% javën e ardhshme pavarësisht një rritjeje të mëtejshme të pritur të inflacionit, që arriti në 70% muajin e kaluar. Shumica e ekonomistëve të anketuar presin që norma bazë e interesit të mbetet e qëndrueshme deri në fund të vitit, duke reflektuar asnjë kthesë të dukshme në planin e politikës ekonomike të Presidentit Tajip Erdogan.

Banka qendrore ndaloi një cikël lehtësimi në janar pasi shkurtimet e saj prej 500 pikë bazë vitin e kaluar ndezën një krizë valutore, duke e çuar inflacionin në nivelet më të larta të 20 viteve, të nxitur pjesërisht nga rritja e çmimeve të energjisë për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Banka qendrore mbajti normat e interesit të pandryshuara në 14% në katër mbledhjet e fundit, duke i lënë normat reale thellësisht negative dhe shumë përtej atyre në tregjet e tjera në zhvillim.

Reklama e sponzorizuar

I ndikuar nga çmimet e energjisë dhe mallrave, inflacioni vjetor i çmimeve u rrit në 69.97% në muajin prill. Pritet të rritet më tej në muajt e ardhshëm, duke grryer thellë të ardhurat e familjeve që përballen me kostot e larta të jetesës.

Kriza valutore e ndezur nga cikli i lehtësimit të bankës qendrore bëri që lira të humbi 44% kundrejt dollarit vitin e kaluar, çka nxiti inflacionin nëpërmjet importeve me çmime në valuta të forta. Lira humbi rreth 18% kundrejt monedhës së gjelbër këtë vit për shkak të zhvillimeve financiare globale dhe politikave të brendshme ekonomike./Scan TV/