Mali i Zi së shpejti do të ketë kriptovalutën e vet të parë – Perper

Kriptovalutat

Mali i Zi së shpejti do të ketë kriptovalutën e vetë të parë – Perper, është paralajmëruar në një forum të mbajtur me 26 dhe 27 maj në Podgoricë.

Ivan Joliciq, nga kompania Perper.net ka paralajmëruar aktivizimin e kriptovalutës së parë malazeze Peper.

“Perper është e dedikuar për shfrytëzim të përditshëm dhe do të ua bëjë të mundshme qytetarëve të Malit të Zi pagesat nëpërmjet një aplikacioni të thjeshtë duke skenuar një kod. Perper do të jetë mjet i sigurtë i pagesës, i mbuluar me depozita ekuivalente në banka. Me këtë do të garantohet një siguri absolute krahas mundësive të pakufishme të shfrytëzimit”, ka thënë Joliciq.

Reklama e sponzorizuar

Sipas tij, për shfrytëzimin e kësaj kriptovalute pritet të miratohet rregullativa ligjore./Buletini Ekonomik/