“44 aplikues për investime strategjike, vetëm katër takime brenda dy viteve për t’i shqyrtuar këto aplikime”

Për dy vite Këshilli ndër-ministror ka mbajtur vetëm katër takime për t’i shqyrtuar 44 aplikime për investime strategjike.

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala e ka pyetur ministren e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari se si është e mundur të ketë kaq pak takime të Këshillit ndërministror.

“Bëhet fjalë për gati 1 miliardë euro investime në ekonominë e Kosovës”, ka thënë Shala.

Reklama e sponzorizuar

Ai e ka pyetur edhe ministren se si është e mundur që ajo bisedon në WhatsApp me investitorët strategjikë.