Agjencitë turistike shtrenjtojnë për 5 euro biletat për Shqipëri

Kompania Turistike e Udhëtimeve, Sharr Travel ka njoftuar për ngritje të çmimit për paketat turistike dhe udhëtimet me autobus për të gjitha destinacionet.

Siç thuhet në njoftimin e tyre në facebook, meqenëse në vazhdimësi ka ngritje enorme të çmimit të drivateve të naftës nga dita e merkurë datë 15 qershor do të ketë edhe ndryshim të çmimit për këto destinacione turistike si Prishtinë-Velipojë-Prishtinë 20 euro bileta kthyese, gjithashtu Prishtinë-Durrës-Prishtinë 20 euro bileta kthyese, edhe për në destinacionin Prishtinë-Shëngjin-Prishtinë 20 euro bileta kthyese.

Gjithashtu edhe për udhtime Prishtinë-Tiranë-Prishtinë 20 euro bileta kthyese, Prishtinë-Sarndë-Ksamil-Prishtinë 35 euro bileta kthyese, si dhe Prishtinë-Ulqin-Prishtinë 25 euro bileta kthyese.

Reklama e sponzorizuar

Kjo kompani gjithashtu njofton se ky ndryshim nuk vjen me vullnetin tyre, por janë të detyruar për ndryshim për shkak të rritjes enorme të çmimit të derivateve të naftës dhe të gjitha furnizimeve tjera për autobusë./Buletini Ekonomik/