Berjani: Vendimi i qeverisë duhet të respektohet, por ka gabime në kalkulim të çmimit

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë sot ka caktuar çmimin maksimal për një litër naftë, benzinë dhe gaz. Pas këtij vendimi kanë reaguar edhe nga Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës.

Kreu i kësaj shoqate, Fadil Berjani tha se vendimi i qeverisë duhet të respektohet, mirëpo ka gabime në kalkulimin e çmimit.

“Vendimi i qeverisë duhet të respektohet, dhe është duke u respektuar. Por, vendimi ka gabime në kalkulim të çmimit”, ka Berjani.

Reklama e sponzorizuar

Gjithashtu Berjani shpreson që ditët në vazhdim kjo gjë të rregullohet nga ana e ministrisë.

“Shpresojmë se në ditët në vijim do të përmirësohet”, shtoi kryetari i naftëtarëve, Fadil Berjani për Reporteri.net.