Disa projekte të BRE-ve me kapacitet prej 670 megavatësh, në pritje të miratimit në Kosovë

Turbinat e erës

53 projekte të energjisë së ripërtëritshme në Kosovë, me kapacitet të përgjithshëm prej 670 megavatësh, po presin miratimin.

Kështu thuhet në raportin e Institutit të Prishtinës për Studime Politike (PIPS) për zbatimin e agjendës së gjelbër në Kosovë, të përkrahur nga Qeveria Federale Gjermane, GIZ dhe Bashkimi Evropian. Të dhënat janë të bazuara në regjistrin e ZRRE-së për autorizim.

Nga këto projekte, 283.5 megavat janë projekte të hidroenergjisë (nga të cilat 250 megavat janë të ndara për një projekt të ruajtjes së energjisë – reverzibil), 102.3 megavat të energjisë solare, 279 të energjisë së erës dhe 5.2 megavat me biomasë, raporton Kosovo.Energy.

Reklama e sponzorizuar
Burimi Kapaciteti Numri i projekteve
Hidroenergji (dhe projekti reverzibil 250 megavatësh) 283.45 7
Energjia solare 102.3 36
Energjia e erës 279 9
Biomasa 5.2 1
Total: 669.95 53

Pjesa më e madhe e energjisë elektrike të prodhuar në Kosovë prodhohet nga djegia e thëngjillit.

Dy termocentralet (Kosova A dhe B), të ndërtuara ndërmjet viteve 1962 dhe 1984, ende prodhojnë rreth 95% të energjisë elektrike, raporton Kosovo.Energy.

Duke shtuar mungesën e zbatimit të masave për efiçiencën e energjisë, Kosova ende nuk ka zhvilluar kapacitete të reja të BRE dhe ngrohje qendrore.

Për momentin, Kosova ka 278 megavat kapacitete të energjisë së ripërtëritshme të instaluar.