Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht pasi ka rikuperuar pikë që nga fillimi i kësaj jave teksa është blerë këtë të premte me 112 lekë dhe është shitur me 113.5 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal edhe Paundi britanik ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm duke u forcuar në raport me ditën e djeshme teksa blihet sot me 140 lekë dhe shitet me 141.5 lekë.
Monedha europiane blihet sot me 120 lekë dhe shitet me 120.6 lekë duke shënuar një rritje të kuotës në raport me fillimin e kësaj jave por ka qëndruar në vlera konstante në raport me dje.
Referuar tregut të brendshëm valutor Franga zvicerane gjithashtu nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme të vlerës këtë të premte pasi ën raport me ditën e enjte blihet sot me 114.5 lekë dhe shitet me 115.6 lekë./Scan TV/